Nga Lëvizja Besa njoftojnë se kjo parti ka realizuar sot një takim me përfaqësuesit e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë. Ata thonë që ky takim ishtë një takim joformal dhe në të u bisedua për të ardhmen e këtij shteti.
Më tej ata thonë se në këtë takim u këmbyen ide rreth asaj si mund të kthehet vendi në agjendën euro-atlantike dhe cili duhet të jetë kursi i shtetit në të ardhmen. Bisedimi i sotëm i këtyre dy partive, thonë ata, u realizua si një takim në bazë të parimeve të përgjithshme të një bashkëpunimi mes tyre, por nuk është nuk është konkretizuar asgjë.