Lëvizja BESA kërkon nga Prokuroria Publike që të reflektojë dhe të fillojë me hetimet profesionale të këtij rasti dhe të mos bie pre e ndikimeve nga partitë politike, të cilave u ka shërbyer deri më tani. Po ashtu e ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht ministrin në detyrë, që të fillojë me sanksionimin e punonjësve të policisë, të cilët i ndihmuan bandat e huliganëve, qoftë në aspektin e logjistikës, qoftë edhe në bashkëpjesëmarrjen e tyre në aktet e terrorit të ushtruar ndaj të zgjedhurve të popullit dhe ndaj gazetarëve. Lëvizja BESA, respektivisht grupi parlamentar i saj, do të dorëzojë edhe kërkesë deri te kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, tashmë i pranuar edhe ndërkombëtarisht, që në seancën e parë të formohet komision hetimor parlamentar, ku do të zbardhet gjithë e vërteta e 27 prillit dhe, mbi atë bazë, të ndërmerren masat e nevojshme për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë rast.
Data 11.02.2025
Aktuale
- LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Fushë Topanë të Shkupit!
- Butrint Imeri ‘ngre’ dyshime, poston foto me një vajzë nga ashensori
- Alarmet për bomba në shkolla janë dërguar nga emaile të përkohshme, MPB ka vështirësi të zbulojë autorët
- Gjesti ‘sulmon’ Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën
- Përparim Rama uron LVV-në: Një hap përpara drejt një qeverisje të fortë
- Zgjedhjet në Kosovë, fiton Albin Kurti! Reagon Berisha: Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi.
- Takim i Siljanovska – Davkovës me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Trajkovska
- Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti