Ashtu si shumë vendbanime shqiptare, edhe në Komunën e Haraçinës menaxhimi i mbeturinave është në gjendje katastrofalë: mbeturinat hidhen vend e pa vend, ndërsa , aty ku munde, edhe digjen në mënyrë të pakontrolluar. Ky keqmenaxhim me mbeturinat, përveç revoltës së madhe tek qytetarët e Haraçinës, të cilët paguajnë rregullisht që këto mbeturina të largohen nga komuna e Haraçinës dhe mos ta ndotin ajrin, por edhe ndotja e mjedisit është një problem jashtëzakonisht për banorët e kësaj komune. Madje, meqë këto mbeturina hidhen e digjen rrugës për në fshatin Grushinë, kjo e vështirëson edhe komunikacionin në këtë anë.
Për këtë arsye Lëvizja BESA – Haraçinë, duke qenë e bindur në mungesën e vullnetin dhe mungesën e vetëdijes së organeve komunale, kërkon nga institucionet përkatëse, siç janë Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe e Mjedisit Jetësor, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si edhe Komuna e pandërgjegjshme e Haraçinës, që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi ekologjik.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Tiranë një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar për trafik lëndësh narkotike
- Nis kontrolli i pikave të karburantit për respektimin e uljes së TVSH-së
- Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti!
- FSSH: Spitalet duhet të kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit
- Aliu: Me prokurimin publik tre vjeçar do të ulen çmimet e terapive për sëmundjet e rralla
- Trençevska: Masa e Qeverisë për karburantet është e vonuar, nevojiten masa shtesë
- Mot pranveror me diell dhe vranësira mundësi për shi lokal pasdite
- Komandant Hoxha: Në luftën e 2001 më ofruan 2 milion marka që UÇK-ja të tërhiqej nga Tanusha


