Lëvizja BESA ka shprehur shqetësimin e tyre që shumë vendbanime, sidomos shqiptare, në këto temperatura shumë të ulëta në vazhdimësi janë pa furnizim me energji elektrike. “Kjo përpos që direkt e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, njëherësh u shkakton shumë dëme ekonomive familjare si pasojë e djegies dhe prishjes së shumë pajisjeve elektroshtëpiake. Apelojmë deri te EVN Maqedoni që më seriozisht t’i qaset shpërndarjes dhe furnizimit me energji të qytetarëve dhe të tregohet më e përgjegjshme ndaj kryerjes së detyrimeve ndaj qytetarëve. Detyrim parësorë në këto temperatura të ulëta duhet të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Si Lëvizje BESA zotohemi se do të angazhohemi për furnizim të rregullt, cilësor dhe me çmim të volitshëm të qytetarëve me energji elektrike”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!

