Kryetarët e LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami, e nënshkruan marrëveshjen parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Mësohet se kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në zgjedhjet e 12 prillit do të jetë bartës i listës zgjedhore në njësinë e gjashtë në të cilën pritet të ketë edhe deputet nga LSDM-ja, kurse vende të sigurta për deputet BESA pritet të ketë edhe në njësitë tjera zgjedhore.