Suat Idrizi
Sa më shumë që afrohet 15 tetori, aq më shumë shtohen akuzat dhe shpifjet ndaj Lëvizjes BESA. Në fillim kur u formua Lëvizja BESA, shpifjet e para ishin se: Këto janë degë e Bdi-së, u themeluan që votat e Bdi-së ti marrin përsëri këta, dhe të vazhdojë përsëri e njejta histori sikurse me Bdi-në, por tash me “degën” e saj Lëvizjen BESA. Pastaj, kur Lëvzija BESA doli dhe protestoj kundër regjimit DUI-VMRO, filluan të shpifin se këta janë me LSDM-në dhe PDSH-në. Pastaj vazhduan shpifjet, këta janë Erdoganist, ndërsa disa muaj më vonë thanë jo nuk qenkan Erdoganist, por janë me Feton. Kur u ballafaquan me fuqinë reale të Lëvizjes BESA, atëherë vazhduan me shpifjet: Këta finansohen nga Katari, pak muaj më vonë nga Turqia, pastaj Arabia… Vazhduan duke thënë këta janë ISIS, pastaj me Sorosin… Pastaj, për mosbashkimin e opozitës na shpallën edhe tradhëtar, mirëpo pasi përfunduan zgjedhjet parlamentare u vërtretua se kush ishin tradhëtarët e vërtetë… Ndërsa, shpifje më e re dhe momentale është: këta janë me VMRO-në, por haruan se 30.000 Besatarë rrëzuan diktaturën e VMRO-së, edhe kjo shpifje do të kalojë, ngelet të shohim deri në 15 tetor cila do të jetë shpifja e rradhës… Pse gjithë këto shpifje?! Sepse: BESA është e popullit dhe është me popullin, nuk është vazale as e Bdi-së, as e Vmro-së as dhe as e Lsdm-së; Asnjë nga udhëheqësit dhe kandidatët për kryetar të komunave nuk janë të korruptuar, nuk janë të inkriminuar, të gjithë janë të pastërt e të moralshëm dhe profesionist që nuk kanë marrëveshje me askënd, por vetëm me popullin dhe janë më të mirët dhe më të zgjedhurit nga vendbanimet që vijnë. Lëvizja BESA solli një standard të ri në politikbërje, me njerëz pa hipoteka dhe skandale të krimit, korrupsionit dhe amoralitetit, njerëz të drejtë që e duan drejtësinë dhe zhvillimin e vendit me vepra jo vetëm me fjalë patriotike… Këto janë disa nga arsyet se pse shpifin për Lëvizjen BESA, sepse BESA është bërë ankth për të gjitha subjektet politike si për ato shqiptare edhe për ato Maqedone… Në mungesë të fakteve dhe dëshmive, ata merren me shpifje, ndërsa ne merremi me punë 24/7.