Lëvizja Arbëria shprehu përkrahjen e saj për kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyra, duke e cilësuar atë si një hap të qëlluar dhe të mirëpritur, jo vetëm nga qytetarët struganë, por edhe nga opinioni më i gjerë.
“Kandidatura e z. Mendi Qyra vendos një standard të ri në marrjen e përgjegjësive para qytetarëve. Deri më sot, shpesh janë paraqitur kandidatura të ndërtuara mbi inate, rivalitete apo interesa të ngushta personale. Ndryshe nga këto, kandidatura e z. Qyra simbolizon bashkimin e qytetarëve të Strugës për komunën e tyre, depolitizimin e institucioneve dhe zhbërjen e mentalitetit korruptiv”, theksuan nga kjo Lëvizje.(INA)