“VLEN vampirizon idenë e BDI-së për futjen e kartëmonedhave dygjuhëshe. Qeveria e DPMNE-së dhe ZNAM-it e toleron shumë herë politikën shoviniste të promovuar nga partneri i tyre i koalicionit”, reagon partiw LEVICA(E Majta).
Sipas reagimit, secesionizmi për të cilin paralajmëroi #Levica është plotësisht i pritshëm pas betimit në seancën e Kuvendit Kushtetues në gjuhën shqipe nga kryeparlamentari Gashi.
“Duke mos përkrahur interpelancën e dorëzuar nga deputetët e së majtës, DPMNE-ja vetëm sa hapi derën për politika antishtetërore. Kjo u pasua menjëherë nga kërkesa për një Akademi paralele të Shkencave dhe Arteve Shqiptare dhe tani vijmë sërish tek kërkesa për kartëmonedha dygjuhëshe.Kërcënimet për destabilizimin e shtetit, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për “Balancierin” se është antikushtetues, janë më e pakta irredentizëm dhe kërcënim për sigurinë e shtetit ! Në vend të dënimit, shteti i mbron të gjitha këto (duke mos votuar interpelancën) dhe e shpërblen (duke alokuar 35 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”). Mosmbrojtja dhe mossanksionimi në rast të goditjes së rendit kushtetues dhe karakterit unitar të shtetit, jo vetëm që nuk e pengon, por stimulon edhe federalizimin e shtetit.
Ndaj “E Majta” apelon tek institucionet shtetërore që të marrin masat e nevojshme ndaj atyre që shkelin rendin kushtetues. Ne paralajmërojmë se politikat nacional-shoviniste nuk i kanë sjellë asgjë të mirë vendit. I kërkojmë secilit prej aktorëve të tjerë politikë të shkëputet dhe të dënojë idenë antishtetërore të Kasamit dhe VLEN-it. Lëvizjet që cenojnë karakterin unitar të shtetit nuk duhet të diskutohen!”, reagon LEVICA.