Më shumë se 400 tituj prej mbi 250 autorë nga Maqedonia, të
shpërblyera dhe përkthyera, midis të cilëve edhe 70 tituj nga autorë nga Maqedonia të përkthyera në gjuhë evropiane do të ekspozohen në stendën e Republikës së Maqedonisë në panairin e librit në Frankfurt, i cili do të mbahet nga sot e deri më 15 tetor.
Prezantimi i Maqedonisë në panairin në Frankfurt sivjet është në organizim të Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë, ndërsa financiarisht është i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Komisarë të prezantimit të sivjetmë në panair janë shtëpitë botuese “Tri”, “Ars Lamina”, “Kultura” dhe KSC Polica.
Stenda promovuese e Maqedonisë do të jetë e vendosur në hallën e pestë për pjesëmarrësit ndërkombëtar nën moton “Magjia e letërsisë nga Maqedonia”.
“Gjatë ditëve të panairit do të prezantohen para së gjithash kopje nga letërsia bashkëkohore e
Maqedonisë, autorë nga Maqedonia të cilët tanimë kanë botuar përkthime në gjuhë të huaja, ndërsa përqendrimi i prezantimit do të jetë përkthimi i letërsisë nga Maqedonia në gjuhë të huaja”, informon Asociacioni i Botuesve të Maqedonisë. Paralajmëruan se do ta potencojnë cilësinë e letërsisë nga Maqedonia, do të punojnë në tërheqjen e interesit të botuesve të huaj dhe do ta prezantojnë fondin e Ministrisë së Kulturës për përkthim të letërsisë nga Maqedonia në gjuhë të huaja.
Më 14 tetor në orën 12 në njërën nga qendrat promovuese të panairit do të mbahet panel diskutim me temë “Sfidat në rrugën drejt afirmimit ndërkombëtar të letërsisë së ‘gjuhëve të vogla'”. Është paraparë të marrin pjesë përfaqësues nga Agjencia sllovene për libra, një nga autorët më të
përkthyer nga Maqedonia Lidija Dimkovska, Stefano Bisaçi, agjent italian dhe pronar i agjencisë “Tempi inregolari” dhe nënkryetari i Shoqatës së botuesve gjeorgjianë.
Panairi i librit në Frankfurt është manifestimi më i madh i industrisë botuese ndërkombëtare. Sivjet do të ketë rreth 7.300 botues nga më shumë se 100 shtete dhe rreth 300.000 vizitorë. Janë paraparë rreth 4.000 ngjarje dhe pjesëmarrje e 100.000 gazetarëve të akredituar, duke përfshirë edhe 2.400 blogerë.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin
- Kosova synon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës: Çfarë do të thotë kjo për të drejtat dhe zhvillimin e saj?
- Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit
- Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram
- Richard Teng i Binance mbi turbulencat në tregun e kriptovalutave: Tërheqje taktike, jo rënie strukturore
- Urim i koalicionit VLEN me rastin e muajit të Ramazanit
- Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak
- VLEN: Në vend të një feste për fëmijët, hapja e kopshtit u kthye në tubim politik