Vendi i vetëm ku nuk janë me maska një pjesë të akuzuarit për sulmin e organizuar në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 është në korridorin “Dllaborez”, para kabinetit të kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski. Kjo u pa në incizimet e lëshuar në seancën e sotme për dhunë në Kuvend më 27 prill.
Nga incizimet është parë se pas restorantit “Dion” në Qendrën tregtare, vendi i radhës i grumbullimit është dera e kabinetit të Veljanovskit.
Askush nuk u tregon se kamerat e Kuvendit po incizojnë pastër dhe pa ndërprerje, dhe se maskat 11 të akuzuarit po i vendosin pikërisht para kamerave. Në incizimet qartë shihen fytyrat e tyre,
Veljanovski i cili pas dere është me Antonio Milloshovskin, sipas incizimeve, nuk del nga kabineti përderisa disa hapa para tij po organizohet sulmi. Këtu kryesori është shefi i sigurimit të Veljanovskit, i akuzuari Goran Gjoshevski- Levi.
Prokurorja i ka notuar pothuajse të gjithë të akuzuarit në këto incizime, përpos pesë deputetët, të cilët sipas akuzës dhe videincizimeve të Kuvendit kanë qenë poshtë, kanë hapur dyer dhe kanë pritur dhunuesit. Në këto incizime nuk shihen Boris Damovski dhe Bogdan ilievski, e as Vllado Jovanovski dhe Igor Durllovski, të cilët janë posht me turmën.
Të gjithë 33 të akuzuarit të tjerë për kërcënim terrorist të rendit kushtetuese shihen në incizimet në kordiorin Dllaborez tek Veljanovski, pa Mitko Çavkovin dhe Dushko Llazarovin nga MPB.
Në orën 18.50 më tpeër njerëz janë para kabinetit të trajko Veljanovskit në koridorin Dllaborez. I akuzuari Ivano Cvetanovski hyn dhe del nga koridori I vogël që dërgon tek pres qendra. Këtu është edhe e akuzuarja Elena Docevska nga kabineti i Veljanovskit.
I pari niset Nikolla Mitrevski Kolo, I cili i pavetëdijshëm se po incizohet nga kamerat e sigurisë e vendos maskën e zezë. Pas tij vrapon i akzuair Goran Goshevski, shef i sigurimit të Trajko Veljanovskit.
Stefan Mlladenovski me shkop bejsbolli, më pas edhe të tjerë Igor Jug, Vilijan Nikollovski dhe të tjerët që janë në paraburgim.
Gjoshevski pasi i dërgon në press-qendrën, kthehet kah kabineti i Veljanovskit.
Më pas një pjesë kthehen ndërsa më në fund kah ora 19.00 arrijnë të futen në press qendrën. Aty janë deputetë e LSDM-së në krye me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, Ziadin Selën, i cili u sulmua keq nga turma dhe përfundoi me lëndime të rënda.
https://www.youtube.com/watch?v=CNdQPmkGcwE

