Një person shtetas i Serbisë ka sulmuar zyrtarët policorë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Nga ky sulm një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55.
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.
Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.