Katër shtetase nga Maqedonia janë lënduar më lehtë në një aksident trafiku që vonë pasdite ka ndodhur në afërsi të kalimit kufitar “Qafëthanë”, në kufirin Shqipëri-Maqedoni. Në aksident ka marrë pjesë edhe një automjet me targa nga Maqedonia, përcjell Medial.mk.
Edicioni elektronik i gazetës “Shekulli” shkruan se në aksident më lehtë janë lënduar shtetaset nga Maqedonia Valeria K. (25), Orhidea V. (38), A.V. (17) dhe Andrea K, të cilët kanë marrë ndihmë të nevojshme shëndetësore në spitalin në Librazhd.
Policia kreu ekspertizë. Sipas informatave, automobili në të cilin kanë qenë shtetaset nga Maqedonia, nga arsye ende të panjohura, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur në një automobil me targa shqiptare, ndërsa pastaj ata i ka goditur edhe një automjet tjetër. Me siguri arsye për aksidentin janë rruga e lagësht dhe shpejtësia e pa-përshtatur të lëvizjes sipas kushteve në rrugë.