Shoferi personal i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Aco Janevsi, si dhe dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes sot para Gjykatës theksuan se furnizimi i mercedesit ka qenë i domosdoshëm.
Janevski tha se shpesh janë ballafaquar me probleme mekanike nga të cilat si problem kryesor kanë qenë gomat e automjetit, duke kërkuar goma të tilla tanimë nuk prodhohen dhe është dashur të vendosin të tjera, me ç’rast siç shtoi, ka qenë e rrezikuar siguria e kryeministrit.
“Automjete të tilla teknikisht të parregullt nuk duhet të jenë në përdorim”, tha Janevski, duke shtuar se kanë sugjeruar deri te kompetentët se automjeti nuk është për përdorim dhe se duhet të gjendet zëvendësim adekuat.
Dëshmitari Marjan Milloshevski tha se automjeti i vjetër i blinduar “mercedes S500” është prodhuar në vitin 1993 dhe se nuk është përdorur nga kryeministri paraprak (Vllado Buçkovski). Këtë, siç tha, e kanë konfirmuar pasi disa pjesë kanë qenë të ndryshkura.
“Ky automjet është dërguar për servisim. Kishte kaluar 100.000 kilometra. Edhe në qoftë se unë do të pyetesha që atëherë automjeti duhej të nxirrej jashtë përdorimit dhe të furnizohej një automjet i ri”, tha Milloshevski, i cili është i punësuar në MPB dhe ka qenë shofer i automjetit të blinduar.
Theksoi disa shembuj kur automjeti e ka lënë me defekt. I tillë ka qenë rasti kur janë kthyer nga diga Zletovica kur marshi i shpejtësisë është bllokuar në shpejtësinë e dytë dhe për këtë që kryeministrin është dashur ta transportojnë me automjet tjetër, me ç’rast është sjellë në rrezik jeta e tij.
“Për këtë arsye i sugjeruam Dejan Mitrovskit – Urko, i cili ishte në kontakt me kryeministrin, t’ia bëjë me dijë nevojën për furnizim të automjetit të ri”, tha Milloshevski.
Personalisht, siç theksoi, Gruevskit nuk i ka penguar që të udhëtojë me automjet tjetër.
“Por ne insistonim që të furnizohet automjet i ri që mos dhashtë Zoti të ndodhte diçka do të përgjigjeshim shumë persona”, tha Milloshevski.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska ia tërhoqi vëmendjen Nikolla Gruevskit që të mos e përdorë celularin në sallë të gjykatës dhe të mos shkruajë mesazhe dhe se nëse e bën këtë edhe njëherë do t’i merret.
Gruevski u përgjigj se nuk ka shkruar mesazh në telefon.