Gjyqi “Syri i Gjarprit” u shty sot më 1 shkurt 2018, për shkak se mbrojtja paraqiti një kërkesë për një kohë të arsyeshme gjyqësore në Gjykatën Supreme, deklaroi avokatja Maja Dojçinovska.
Vitin e kaluar, Gjykata e Apelit hoqi vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit dhe e ktheu çështjen në rigjykim.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2010 vendosi që të pandehurit në “Syrin e Gjarprit” pa të drejtë janë mbajtur në paraburgim dhe Republikës së Maqedonisë i urdhëroi që të paguajë dëmshpërblim.
Gjykata Supreme duhet të marrë një vendim deri më 1 shkurt dhe pastaj ta dorëzojë çështjen në Gjykatën Penale Shkup.
Në këtë gjyq, i cili zgjat 10 vjet, janë akuzuar 71 persona./Almakos