Lidhja Evropiane për Ndryshim e vlerëson si humbje për shqiptarët zgjidhjen e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë. Në reagimin e opozitës shqiptare thuhet se në rastin e Çashkës nuk shihet asnjë triumf i shqiptarëve, por vetëm fitore e VMRO-DPMNE-së. Nga LEN thanë se zgjidhja e Talat Xhaferit është si në kohën e “aparteidit”, e arritur nën presion dhe në favor të prindërve, të cilët, të motivuar politikisht, protestuan kundër të drejtave elementare njerëzore të fëmijëve shqiptarë. Sipas LEN-it kthimi i kompetencave të arsimit për kryetarin e Komunës së Çashkës është shenja më e madhe e pafuqisë së BDI-së. Prandaj, shtojnë se duhet kujtuar BDI-së se shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë vend, por janë realitet demografik, historik, ekonomik e politik. / Alsat.mk
Data 13.07.2025
Aktuale
- Si të mbani larg milingonat nga shtëpia duke përdorur këtë produkt të thjeshtë
- Zjarri në Palokastër, ndërhyrje e shpejtë shmang përhapjen e flakëve
- Apple Watch me inteligjencë artificiale: zbuloni probleme shëndetësore të panjohura
- Diell dhe temperatura të larta!Sa parashikohet të shënojnë temperaturat
- Zbulohen ngjyrat e mrekullueshme të iPhone 17, emocionet rriten
- Gjendet pa shenja jete brenda automjetit një 50-vjeçar, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Aleanca për Shqiptarët: Kursi i tanishëm politik rrezikon të ardhmen euroatlantike të vendit
- Refuzimi për martesë, shkak i vrasjes në Batincë të Shkupit