Lidhja Europiane për Ndryshim njofton se kanë pasur takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët dhe se dyert e këtij koalicioni për partinë e Taravarit janë të hapura.
“Në kohën që skena politike shqiptare në RMV është ndarë ndërmjet Lidhjes, që synon bashkimin e shqiptarëve për ta bërë rotacionin e shumëpritur politik dhe integrimin e vendit në BE, dhe mes atyre që e kanë kapur vendin dhe e kanë bllokuar integrimin, ndjejmë për detyrim të shpjegojmë se oferta për rritjen e këtij kampi opozitar vazhdon të mbetet e hapur.
Me këtë rast dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ne, deri tash kemi pasur disa takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët dhe ai e ka të hapur ftesën që të vijë me përfaqësim dinjitoz.
Lidhja Europiane për Ndryshim dëshiron t’i sigurojë shqiptarët se fitorja e këtij koalicioni, e mbështetur edhe nga mërgata shqiptare dhe nga faktori relevant shqiptar në rajon, tashmë është evidente dhe këtë ortek nuk ka kush e ndalë.
Jo vetëm sondazhet, por edhe fryma e fitores, por dhe mënyra se si sillet BDI-ja kundrejt Lidhjes për anëtarin e KSHZ-së, si edhe mundësitë e krijimit të qeverisë së ardhshme, të gjitha janë dëshmi se nuk është më e diskutueshme tema e fitores, por kjo ia mundëson votuesit të ASH-së të jetë i përfaqësuar në anën që e dërgon BDI-në në opozitë.
Tanimë është evidente se zëri i qytetarit shqiptar, përfshirë edhe zërin e aktivistit dhe përkrahësit të ASH-së është pro ndryshimit në skenën politike shqiptare në vend, prandaj bashkimi i ASH-së me Lidhjen, do të mundësojë që fitorja pranverore të jetë edhe më e madhe dhe bindëse.
Ndryshimi në skenën politike shqiptare gjithsesi që do të vijë dhe të gjithë janë të mirëseardhur për t`u bërë pjesë e tij”, thuhet në njoftimin e LEN-it.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50
- BE-ja si palë e tretë në mosmarrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes
- Ndalohet një 29-vjeçar në Aeroportin e Shkupit, kërkohej me urdhërarrest
- Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit në këmbim të uljes së presionit ushtarak nga SHBA
- Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisjes, arrestohet administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani dhe një zyrtar policor
- Filipçe: Mickoski në një ekskursion në SHBA për një javë, asnjë takim konkret apo rezultat për Maqedoninë
- 24 vjeçarja në Tetovë kapet para timonit me 1.65 promil alkohol
- I dehur sulmoi nënën e tij fizikisht dhe e gjuajti me sende të forta dhe të mprehtë, i shkakton lëndime



