Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë është regjistruar pak minuta më parë dhe është ndjerë në qytetin e Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhet në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta edhe në territorin shqiptar.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.


