Një 37 vjeçar me origjinë shqiptare është vënë nën pranga nga autoritetet greke në Selanikë, pasi ka lejuar hyrjen e 6 personave pa bileta në stadium.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje midis Aris dhe Levadeiakos.
37 vjeçari, punonjës i një lokali në tribunë në stadiumit, ka hapur një derë që të çonte në kafenen dhe lejoi hyrjen e personave pa bileta, duke mos respektuar dispozitat përkatëse për sistemin elektronik të biletave dhe kontrollin fizik të spektatorëve.
“Punonjësit e Policisë së Harilaou, Departamenti i Policisë kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar 37-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një dosje nga Departamenti i Sigurisë Harilaou për shkelje të legjislacionit të sportit”, njofton policia greke.