Huadhënësit evropianë të Greqisë pezulluan planin për lehtësimin e borxhit grek, për të cilin u ra dakord së fundmi.
Ata u shprehën se nuk janë aspak të kënaqur me qeverinë greke që ka planifikuar të shpenzojë 617 milionë euro për t’i dhënë pensionistëve të varfër shtetëror një bonus para krishtlindjeve.
Mekanizmi evropian i stabilitetit, organizmi që ndihmon qeveritë e eurozonës në telashe, tha se nuk i ishte kërkuar që të miratonte këtë bonus. Sipas zyrtarë evropianë, tashmë do të bëhet një rishikim i kësaj pagese të propozuar për pensionistët.
“Pas propozime të fundit të qeverisë greke për të shpenzuar burime të mëtejshme për pensionet dhe TVSH-në, organet tona drejtuese kanë pezulluar vendimin e tyre përkohësisht. Aktualisht, institucionet po vlerësojnë impaktin e vendimeve të qeverisë greke në lidhje me objektivat – deklaroi një zëdhënës i mekanizmit evropian te stabilitetit.
Pakti për lehtësimin e borxhit greke u arrit më 5 dhjetor dhe ulte interesat e borxheve greke. Por qeveria greke, pa u konsultuar me përfaqësuesit e eurozonës, vendosi të shpërblejë pensionistët vetëm 3 ditë më vonë. Zyrtarë evropianë thanë se veprimet e qeverisë greke nuk janë në linjë me marrëveshjet dhe tashmë nuk ka unanimitet për të implementuar masat afatshkurtra për borxhin grek.