Ish-kapiteni i Italisë, Fabio Karnavaro është shkarkuar nga detyra e tij si trajneri i skuadrës së Udinezes.
Legjenda italiane e mori postin në mesin e këtij sezoni, dhe arriti që ta shpëtoi Udinezen nga rënia në Seria B.
Ai i plotësoi objektivat e klubit, e megjithatë, presidenti i saj e ka njoftuar sot se ai nuk do të jetë më pjesë e tyre, duke e shkarkuar nga puna.
closevolume_off
Tani, Karnavaro do të jetë në kërkim të një klubi të rinj, pasi deri më tani e ka treguar veten se është një trajner që mund t’i besohet dhe mund të arrijë objektivat e vendosura për të.