Nën monton “Le të na mbajnë që të mos na qajnë” infermieret e spitalit klinik të Tetovës edhe sot vazhduan protestën. Ato kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre dhe thonë se nëse çështja nuk zgjidhet do ta bojkotojnë punën. Shtojnë se do të dalin edhe para ministrisë për të kërkuar zgjidhje.
“Fjala e fundit për protestën e sotme është – Le të na mbajnë që mos na qajnë.”
“Përgjigje nuk kemi akoma, presim, prandaj përsëri sot kemi dalë në protesta. Presim ndonjë të re, por sa e shohim nuk ka asnjë gjë të re. Vendin e punës ne nuk e lëmë por në protesta do të dalim të paktën deri sa të kemi një përgjigje ta dimë se nga do të shkojmë. Besoj se do të ndërmarrim diçka. Më tej mendojmë të bojkotojmë dhe të kalojmë në ministri të shëndetësisë deri sa të shohim ndonjë zgjidhje nga ana e drejtorit apo ministrit. A ka kërcënime? Besoj se po, dita e sotme e vërteton. Kush ju kërcënon? Po ajo dihet prej nga vjen”, tha njëra nga infermieret.