Lidhja Demokratike (LD) kërkon që diskutimi për imunitetin për
deputetët kundër të cilëve zhvillohet procedurë për terrorizëm, në Komisionin për çështje të rregullores dhe të imunitetit dhe seanca plenare në Kuvendin e RM-së të jetë publik dhe me transmetim të drejtpërdrejtë.
“Qytetarët ishin dëshmitarë kur ndodhën ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, tentimi për grusht shtet dhe vënien në rrezik me dhunë të institucioneve demokratike dhe është logjike që të gjitha ngjarjet
dhe aktivitetet lidhur me këtë të jenë transparente dhe para syve të opinionit”, kërkojnë nga LD. Ata shtojnë se deputetët të cilët ishin të përfshirë në skenarin e destabilizimit të shtetit, nuk kanë kredibilitet moral të ulen në karriget e parlamentit, aq më pak t’i referohen dhe të fshihen pas
imunitetit të deputetit.
LD i bën apel qytetarëve të mos marrin pjesë në protesta pasi sipas tyre, bëhet presion ndaj gjykatësve dhe në këtë mënyrë pengohet zbardhja e dhunës në Kuvend, ndërsa aktorët kryesorë të mbajnë përgjegjësi.