Në fazën e finalizimit të punimeve për rinovimin e Klinikës Kirurgjikale
“Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, filatropi i njohur z. Lazim Destani, në
cilësinë e përfaqësuesit të donatorit të projektit, kompanisë Ecolog
International, sot i bëri një vizitë kësaj qendre medicinale për të parë
personalisht nga afër rrjedhën e punimeve.
Donacioni për rinovimin e kësaj qendre spitalore në Shkup vjen pas një
varg aktivitetesh donuese nga Grupacioni Ecolog. Gjatë periudhës së
pandemisë kjo kompani në kuadër të përgjegjësisë korporative
shoqërore ka dhuruar mijëra pajisje teknike për ndjekjen e procesit
mësimor online për fëmijët e familjeve sociale në gjithë territorin e
vendit, materiale e pajisje në spitalin e Tetovës si dhe teste për Covid-
19 të dorëzuara tek autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Donacioni i tashëm për rinovimin e objektit të Kirurgjisë në Shkup do t’i
përmirësojë dukshëm kushtet këtu, duke e kthyer atë në një qendër
shëndetësore me pamje bashkëkohore.
Gjatë vizitës së tij z. Destani u prit e u shoqërua nga udhëheqësit e
Klinikës Kirurgjikale, drejtorët z. Ljuben Arsenkov dhe znj. Nermin
Shaqiri.
Lidhur me këtë donacion, drejtuesit e klinikës theksuan, “Vizita e sotme
e z. Lazim Destani, pronar i kompanisë Ecolog, përbën kënaqësi dhe
nder të veçantë për ne. Donacioni për rinovimin e fasadës-atrium është
me domethënie të jashtëzakonshme për spitalin tonë. Shpresoj që kjo
përgjegjësi shoqërore e z. Destani të jetë një nxitje për donacione tjera
të mundshme nga kompani apo individë të tjerë. Në emër të krejt
kolektivit, sërish e falënderoj për donacionin dhe në mënyrë të veçantë
për nderin që na bëri duke e vizituar këtë spital.”
Përveç këtij donacioni në qytetin e Shkupit, Grupacioni Ecolog është në
bisedime me autoritetet kompetente për një investim kapital për
ngritjen e një Klinike Shëndetësore Universitare moderne për rajonin e
Pollogut, në Tetovë.
Përndryshe, në suaza të projektit EcoCare për Covid-19, kompania
Ecolog International tashmë po implementon një numër të madh
projektesh nga sfera e shërbimeve shëndetësore nëpër disa vende të
Europës Perëndimore.
![](https://almakos.com/wp-content/uploads/2020/09/spitali-2-650x306.jpg)
![](https://tv21.tv/wp-content/uploads/2020/09/LD-2.jpg)
![](https://tv21.tv/wp-content/uploads/2020/09/Lazim-Destani-1-1-1024x602.jpg)