“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike. Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”, ka shkruar biznesmeni me famë ndërkombëtare, Lazim Destani në Fejsbuk.
Data 17.03.2026
Aktuale
- UNDP do të ndihmojë Shkupin me tre projekte të rëndësishme
- (VIDEO) Baush: Duhet ndërhyrje e fuqishme qeveritare për kontrollin e çmimeve
- Nga Eldi Dizdari te Dritan Rexhepi, “mbretëria” e kokainës që vendos nga Dubai! Zbulohen pasuritë dhe rrjetet e fshehta kriminale shqiptare
- UNDP do të ndihmojë Qytetin e Shkupit në tre projekte të rëndësishme
- Tifo grupi “Vojvodët” në Tetovë: Nuk jemi përfshirë në asnjë incident, dikush po tenton të krijoj skenare
- “Streha e krimit në Dubai”- Bosët shqiptarë që vijojnë të sfidojnë drejtësinë, nga ekstradimet te “të paprekshmit”
- Pamjet tmerruese të djalit 5 vjeç: “Më thanë gishta s’ka, m’lëshoj trupi” (VIDEO)
- Dubai, “parajsa” e krimit! Luksi i Hajdar Çopjës dhe lufta e përgjakshme mes grupeve për kokainën! Çfarë zbuloi dëshmia e Erion Alibejt


