Me rastin e përvjetorit të 23 të ekzistencës së Universitetit të Tetovës, rektorati ka vendosur që ti ndaj çmimin Doktor nderi filantropit dhe biznismenit të shquar shqiptar Lazim Destani. Jo vetëm kaq, për këtë tempull diturie në qytetin tonë z.Lazim Destani është një ndër personat më meritorë që nga koha e themelimit të tij, shkruan portali Bon Zo.
Ceremonia e ndarjes së titullit do të jetë me datë 05.12.2017 në Rektoratin e UT-së.
Është një nder dhe krenari që personat të cilët realisht kontribojnë në përparimin e shoqërisë dhe ecin me hapa të afirmuar drejt prosperimit të të njejtës nderohen me tituj të cilët ata veçmë i bartin në supe.
Rikujtohmë se të njejtin titull e mban edhe i biri i zotri Destanit, Nazif Destani i cili u dekorua nga Universiteti i Evropës Juglinore në vitin 2014./bonzo.info/