Pronari i kompanisë “Ekolog” Lazim Destani dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, kanë qenë në mesin e pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare SEFF2022, që sot u mbajt në Shkup, me prezencë edhe të nobelistit amerikan, Paul Crugman.
“Me kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare të Ministrisë së Financave, së bashku me Kryeministrin z. Dimitar Kovacevski dhe ministrin e Financave, z. Fatmir Besimi
Për kënaqësinë tonë të madhe, pjesë e kësaj ngjarjeje është dhe Paul Krugman, profesor i shquar i ekonomisë në The GC dhe fitues i çmimit “Nobel Memorial” për vitin 2008”, deklaroi me këtë rast ministri Sali.
Temat e #SEFF2022 janë sfida makroekonomike në kohë turbulence, rezistence, konkurrence dhe bashkëpunimi rajonal. Gjithashtu, fokusi ynë është në tranzicionin e gjelbër të energjisë dhe infrastrukturën, si dhe në shtytësit e rritjes së qëndrueshme si temë jashtë krizës.
Aty ka marë pjesë edhe ministri për Shoqeri Informatike, Admirim Aliti dhe shumë ministra tjerë.
“ Mora pjesë në konferencën ndërkombëtare “Forumi financiar dhe ekonomik i Shkupit” në të cilën po diskutohen temat:
– Sfidat makroekonomike në këto kohë të furishme;
– Rezistenca, konkurrenca dhe bashkëpunimi rajonal;
– Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura
– Pas krizës: nxitësit e rritjes së qëndrueshme”, njoftoi Aliti në faqen e tij në Facebook.