“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike. Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”, ka shkruar Lazim Destani në Fejsbuk.
Data 20.09.2026
Aktuale
- Vjosa Osmani dhe Donald Trump Jr: Një takim që mund të ndryshojë fatin ekonomik të Kosovës
- Ledri Vula dhe Bekim Shyti: Protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë
- “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
- “Erdhën studentët!”- Protesta e 113-të kundër Edi Ramës dhe qeverisë, të rinjtë udhëheqin marshimin në Tiranë: Anuloni ligjet!
- Policia e Kosovës reagon ndaj protestave: Siguria në trafik është prioriteti ynë
- “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit
- AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem
- “Do mbyllim qepenat e do mbyllim bizneset”/ Qytetarja nga protesta: Mjaft është mjaft! Shqiptarët duan ndryshim



