Në kuadër të Samitit të dytë të Diasporës, i cili nga dita e enjte po i zhvillon punimet në Tiranë, figura të shquara kombëtare u dekoruan me çmimin Shqiponja e Artë e Diasporës. Në një ceremoni glamuroze festive në Pallatin e Kongreseve, Lazim Destani ishte ndër personalitetet e shquara që u nderua me këtë çmim për historinë e tij të suksesit në diasporë. Me rastin e dhënies së çmimit, krahas suksesit si sipërmarrës, u potencua kontributi i Lazim Destanit si humanitar dhe filantrop i shquar. Gjatë gjithë karrierës së tij prej më se katër dekadash, ai është dalluar me veprat humanitare si dhe në vazhdimësi ka mbështetur projekte të shumta nga sfera e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe artit.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

