Të akuzuarit në rastin “Lëndina” të PSP-së, Dragan Pavloviq – Llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq sot në Gjykatën Penale u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për ndërtimin e paligjshëm të tre objekteve në Zelenikovë.
Sipas aktakuzës, ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje për ndërtim të tillë, gjegjësisht pa miratim për ndërtim. Llatas ka ndërtuar uikend-shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij me kuadraturë prej 130, gjegjësisht 104 metra katrorë.
Në përmbledhjen e dëshmive të PSP, midis të cilëve edhe inçizime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacioni i mbetur, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa leja për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur ka mbaruar ndërtimi i tyre.
Në seancën e kaluar, të akuzuarve, me kërkesë të tyre, u janë dorëzuar transkriptet nga audio bisedat përmes të cilave zhvillohet aktakuza.
Në debatin e sotëm duhej të dëgjoheshin bisedat e inçizuara por, me kërkesë të mbrojtjes kjo ishte shtyrë me qëllim ata t’i ndajnë inçizimet për të cilat do të kërkojnë të përjashtohet publiku.
Gjykatësja Maria Kletniçka tha se në seancën e ardhshme të caktuar më 4 korrik, Gjyqi do të vendos cilat biseda do të lëshohen, ndërsa deri atëherë të pandehurit duhet të dorëzojnë kërkesë se cilat “bomba” konsiderojnë se nuk duhet t’i dëgjojë publiku.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
- Vetting: Tokë ‘falas’ dhe miliona mbi të?! KLSH zbulon skemën me shkelje në Borsh, përfshihet familja e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
- Si iu vodh prona Diana Bilalit, akuzat në Vetting për Erilinda Lalën dhe babain e saj: Më kërkuan t’i lejoja të ngrinin një kioskë se ishin të varfër, ndërtuan hotelin ‘Take’!
- Ari shënon rënie sërish!
- Tabanoc, autobusi i Durmo Tours kapet me rreth 600 fishekë
- Bora shkakton kaos në Kroaci – stuhia vjen drejt Maqedonisë!
- Dimitrieska-Koçoska: Udhëheqim procedurë transparente për kthimin e tatimit të solidaritetit, filloi pagesa e pjesës së parë
- Anulohet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor në RMV, kandidati ka dhënë deklaratë të rrejshme

