Për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, plan-programi në arsim bwn lidhjen në mes të planit mësimor dhe programit mësimorë të përgatitur për mësimëdhënsit. Është shqetësuese fakti se lëndët që janë shtuar vitet e fundit në programin mësimor e ngarkojnë mësimdhënësin me trajnime shtesë, mbingarkesë për nxënësit, si dhe shtim të mësimdhënësve për orët shtesë. Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni thuhet se ndër vite janë bërë ndryshime në kurrikulat mësimore, zbatimi i të cilave është bërë pa u testuar më parë, çka ka çuar më pas në shtimin e pakënaqësive ndaj mësuesve në zhvillimin e lëndës, si dhe në plotësimin e numrit të mësimdhënësve si dhe kaosit mes nxënësve, si shkak i ngarkesës së madhe të orëve të mësimit dhe programit mësimor, shkruan Almakos.
“Në arsimin fillor, sipas strategjisë për shtimin e lëndëve të reja, që ka propozuar Ministria e Arsimit, ato lëndë jo që e ngritin cilësinë e arsimit, por gjithë ato lëndë i kanë vënë, vetëm për t’u punësuar pedagogët e diplomuar. Ne kemi shembuj që para dy viteve lënda “Inovacione” ku të gjithë arsimtarët kanë qenë nëpër trajnime. Këto lëndë janë shtuar vetë për t’i punësuar të papunët. Në shkollat fillore ka shtim të orëve, që i bie që nxënësi i klasës së nëntë i ka 37 orë, që do të thotë nga 8 orë, diku, të zhvillojë për çdo ditë, ndërsa nxënësit e fillores, të klasës së tretë zhvillojnë orë mësimi gati për çdo ditë ka shtatë orë. Si është e mundur që për fëmijën e klasës fillore të jete efektive ora e mësimit. Ne bëjmë përpjekje që të mos angazhohet tepër nxënësi, por nga ana tjetër as nuk dëshirojmë që një mësues të mbetet i papunë.
Lidhja e Arsimtarëve do të bëjë përpjekje, debate me ministrinë e arsimit për këto çështje. Ne kërkojmë që t’i shkarkojmë nxënësit nga këto obligime, ne kërkojmë ngritjen e cilësisë së arsimit. Dhe kjo bën që të reduktohet numri i mësimdhënësve, kjo, të kuptohemi, nuk bëhet me iniciativë që të mbetet dikush pa punë, qëllimi jonë është që t’i shkarkojmë nxënësit nga orët dhe programet e tepërta mësimore” tha Nuhi Dardhishta nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni, për Almakos.
Ndërsa Fadil Lushi që ka ushtruar udhëheqësin e Njësisë ndërkomunale të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit për Tetovë, Gostivar dhe Dibër, thotë se lëndët janë shtuar në shkolla, ndërsa mësimdhënësit ‘e ri’ kanë patur një kontratë të shkurtër të punës dhe se reduktimi i numrit të nxënësve dhe teprica teknologjike, do të përkeqësojë gjendjen e mësimdhënësve me kohë të caktuar.
“Nuk mund të themi se kemi shtim të mësimdhënësve nëpër shkollat fillore (hiq mënjanë arsimin e mesëm të detyrueshëm) me përjashtim të mësuesve në mësimin klasor që nga klasa e parë deri në klasën e pestë, për shembull, mësues për Anglisht, gjuhë maqedone dhe ca lëndë tjera.., megjithatë ky shtim i arsimtarëve është i papërfillshëm. Unë sa kam njohuri, në disa hapësira rurale veç ka filluar të bashkohen klasat për arsye të numrit të kufizuar të nxënësve. Kam informacione se shkollat fillore kanë filluar të mos punësojnë mësimdhënës me vendime të përhershme, për arsye të reduktimit të paraleleve. Ç’do ndodh me mësimdhnxënësit…, ata nuk do kenë nxënës për të formuar paralele, do konsiderohen si tepricë teklogjike.., nëse do ketë nevojë mund të transferohen nëpër shkolla tjera ku ka vende boshe. Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni thuhet se përqindja e nxënësve ndikon në numrin e mësimdhënësve. “ Ne nuk mund të themi se ka pak nxënës shqiptar, përdallim nga komuniteti maqedon, sepse vjet janë të regjistruar diku 39 përqind, në gjimnaze. Ndërsa, sot, maqedonasit janë më pak se 50 përqind të regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme, por ato mësojnë në gjuhën maqedonase. Por, nëse e llogarisim në gjuhën maqedonase mësojnë edhe romët, të cilët mund të jenë 10 përqind, por edhe nxënësit shqiptarë mund të jenë diku 40 përqind”, thotë Nuhi Dardhishta, për Almakos.
Nga përfaqësuesit e arsimit thuhet se është shqetësuese situata sepse, përveç largimit të fëmijëve në emigrim, i bie që të largohen nga puna edhe mësuesit se nuk ka shumë fëmijë. Sipas ESSH- së, ndikimi më i madh i largimit nga shkolla në arsimin e mesëm është ndjerë në numrin e mësimdhënësve, duke bërë që nga fillimi i vitit shkollor deri në përfundim të tij, në shkollat e mesme të kemi 52 mësimdhënës më pak. Pra, nga 7341 mësimdhënës në fillim të vitit shkollor 2015/2016 përfundimin e këtij viti e pritën 7289 mësimdhënës.
Ndërkaq, në arsimin fillor ndodh e kundërta, pavarësisht rënies së numrit të nxënësve kemi shtim të numrit të mësimdhënësve edhe atë për 150 më tepër. Statistikat tregojnë se në shkollat fillore vitin e kaluar shkollor e nisën 17641 mësimdhënës, ndërsa në përfundim të këtij viti shkollor ishin 17791 mësimdhënës. Rritje në numrin e shkolla, si objekte, pa dallim nëse bëhet fjalë për shkolle qendrore, periferike apo të disperzuara ka pasur në të dyja nivelet e shkollimit edhe pse është një rritje simbolike. Në arsimin e mesëm nga 988 shkolla në përfundim të vitit janë shënuar 990, kurse në arsimin e mesëm nga 117 në 121 shkolla.
/Almakos.com
D.Kërluku