Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë dhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës kanë kritika ndaj propozim ligjit të ri për Arsim fillor.
Të dyja palët ankohen se nuk janë përfshirë fare në procesin e hartimit të ligjit. LASH kërkon kthimin e programit 8 vjeçar dhe plotësimin e standardeve të tjera sikurse ndërtimi i godinave shkollore në rajonet shqiptare në mënyrë që të mund të zbatohet ligji i ri.
“Pra Ministria e Arsimit patjetër duhet të propozon zvogëlimin e pragut pra,të mos jetë 20-30 por le të jetë 15-24 nxënës.Sepse nuk mundet të kemi cilësi në qoftë se kemi 30 nxënës në klasë, sipas këtyre programeve që i kemi.5.34 Duhet të analizojmë mirë terrenin si i kemi programet,si i kemi shkollat fillore, standartet, godinat shkollore sepse ne,në disa territore shqiptare sidomos në Cair neve na nevojiten më se paku edhe 4-5 shkolla, godina shkollore, pra të ndërtohen në mënyrë që t’i hapin paralele të reja dhe t’i përfshijmë nxënësiit dhe ngadalë më programet të reja të ngritet cilësia në arsim” – deklaroi Nuhi Dardhishta,LASH.
Sindikata e Arsimit dhe Shkëncë nga ana tjetër shpreh shqetësimin se me uljen e fondit të orëve rrezikohet edhe puna e mësimdhënësve.
“Realishtë do të kemi probleme me teprica teknologjike e cila në përputhje me ligjin e ri për arsim fillorë parashihet 3, 6 ose 9 orë të plotësojë ai të cilit i mungojnë orët.Në mënyrë serioze duhet të bëhët një analizë, sa orë saktë do të punohet, sa do të lirohen, a do të mbulohen të gjitha nevojat e mësimdhënësve. Në të kundërtën kjo për ne si SASHK është e plotësisht e papranueshme dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi që ndonjëri nga anëtarët tonë të punësuar në arsim të mbetet me më pak fond të orëve ose edhe të përfundojnë në rrugë” – u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Nga SASHK-u kundërshtojnë edhe angazhimin e arsimtarëve në punët administrative sic është paraparë më ligjin e ri.Ata thonë se një gjë e tillë është papranueshme pasi që arsmitarët nuk janë të përgatitur për punë administrative teknike sic janë mirëmbajtaj e faqeve të internetit të shkollave e të ngjashme. /albeu.com/