Alsat 2019-08-16T16:22:13+02:00
Tabelat me mbishkrimet e reja në disa prej monumenteve në qendër të Shkupit të vendosura një ditë më pare nuk qëndruan as 24 orë. Tek përmendorja e Filipit të dytë në sheshin “Kryengritja e Karposhit” tabela është larguar, ndërkaq janë demoluar tabelat e përmendoreve të Aleksandrit dhe Olimpijas. Nga qyteti I Shkupit thonë se do ti sanojnë pjesët e dëmtuara të monumenteve dhe se përsëri do të vendosen tabelat e larguara.
Qyteti I Shkupit
Qyteti i Shkupit do t’i sanojë pjesët e dëmtuara të monumenteve, dhe tabelat aty ku janë larguar dhe përsëri do të vendosen. Monumentet janë dëmtuar nga autorët të panjohur dhe për këtë arsye nuk mund të shqiptohet asnjë dënim. Për shkak të dëmtimeve të shpeshta, Qyteti i Shkupit brenda kompetencave në periudhën e ardhshme do të forcojë mbikëqyrjen mbi monumentet, dhe ato gjithashtu do të jenë nën kontrolle të zgjeruara.
Në MPB thonë se kanë marrë masat e nevojshme për kapjen e autorëve. Edhe simboli dielli i Verginës i vendosur në kapakët e puseteve është larguar në disa vende në qytetin e Manastirit. Vendosja e tabelave të reja në monumentet në qendër të Shkupit dhe largimi i diellit të Verginës nga Institucionet publike, ndërtesat si dhe hapësirat publike, është përmbushje e detyrimit që del nga Marrëveshja e Prespës.
Alsat
Loading…


