Granit Xhaka ende nuk është mbushur plot. Pas një viti thuajse të kënaqshëm në Bayer Leverkusen, me dyfishin Bundesliga-Kupën e Gjermanisë, mesfushori kosovar i Zvicrës dëshiron akoma më shumë suksese dhe akoma më shumë trofe.
“Duam edhe më shumë. Jo vetëm këtë vit, por padyshim që duam të luajmë në krye në vitet e ardhshme”, duke pranuar se gara e kampionatit kundër Bayern Munichut do të jetë shumë e vështirë.
“Ne e dimë që presioni është pak më i lartë tani se vitin e kaluar. Kjo varet edhe nga ne. Por sigurisht që ne duam të jemi në gjendje ta përballojmë mirë presionin. Prandaj është e nevojshme që ne, lojtarët më me përvojë, të vendosim veten së bashku me të rinjtë dhe nuk duhet të mendojmë se gjithçka do të zgjidhet vetë”.
Duke bërë një hap prapa, kur në verën e vitit 2023 ai zgjodhi të largohej nga Arsenali për t’u transferuar në Leverkusen, Xhaka tha: “Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara.
Sepse kisha ndjenjën e saktë, duke diskutuar me trajneri (Xabi Alonso) dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhë këtu në vitet e ardhshme”, shpjegoi 31-vjeçari nga Baseli.
Vazhdimi i gjendjes fizike, pas grisjes së fibrave muskulore në Kampionatin Evropian: “Ishin pushimet e para me një dëmtim. Diçka krejtësisht ndryshe për mua”.
Fizioterapisti Sven Elsinger e mori Xhakën nga pushimet për tre ditë për ushtrime dhe trajtime,” në mënyrë që të mund të qëndroja në formë dhe të bëja vrapimet e mia, programin që më kishte dhënë klubi.
Pas 13 ose 14 ditësh fillova të ndjeja ndjesi shpimi gjilpërash. Më shumë se dy javë mua më mjaftuan pushimet, jam pa dhimbje dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”.