Në pikën kufitare “Tabanoc” këtë mëngjes, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është rreth 40 minuta, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.
Nga LAMM informojnë se për shkak të një zjarri në Parkun Nacional Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.