Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Siç informoi LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.