Komunikacioni në rrugën magjistrale Prilep – Gradsko prej orës 11:40 është ndërprerë në të dyja drejtimet, për shkak të një aksidenti në afërsi të kafenesë “Lovec”, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). Që atje theksojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare të palës së Maqedonisë nuk ka ngecje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Nëpër grykat malore është e mundur shembje e mundur e dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut

