Lajmi i Almakosit në të gjitha mediumet e Turqis dhe ato ndërkombëtare
Reagimi i portalit Almakos ndaj intervistës së kryeparlamentarit shqiptar të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për gazetën “Zaman” – Maqedoni me titullin “Talat Xhaferi bëhet anëtar i një organizate terroriste, ja si quhet?!”, ka shkaktuar interes të madh në mediat turke. Mediat në Republikën e Turqisë citojnë se “intervista e kryeparlamentarit shqiptar të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për gazetën Zaman në Maqedoni, ka shkaktuar debate në mediat shqiptare në këtë vend”.
Mediat turke në tekstet e të cilave theksohet se gazeta Zaman në Maqedoni është strukturë e organizatës terroriste FETO, citojnë titullin e lajmit të portalit Almakos, duke theksuar se lajmi në portalet e spikatura të vendit zuri vend të gjerë në opinionin publik.
Mediat turke duke shpjeguar përmbajtjen e lajmit të publikuar në mediat shqiptare në Maqedoni, theksojnë se, “Portali Almakos publikoi një fotografi ku drejtori i gazetës Zaman në Maqedoni Mehmet Emin Çoban i dorëzon Xhaferit një dhuratë, duke pohuar se dhurata i është dhënë me urdhër të kreut të FETO-s, Fetullah Gülen”.
Në mediat turke nuk mungon edhe shpjegimi i përmbajtjes së lajmit të Almakos, e cila pohon se Xhaferi i cili ka pranuar dhuratën, në këtë mënyrë ka pranuar të jetë pjesë e kësaj organizate terroriste.
Mediat turke poashtu raportojnë se pohimet ndaj Xhaferit janë publikuar edhe në portalet tjera shqiptare në vend.