Dy-tre plumba janë shtënë në drejtim të dr.Zekirja Shahinit nga fshati Sllupçan, bartës i Listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim. I lënduar, dr.Zekirjai është dërguar drejt Klinikave në Shkup, ndërkohë që siç merr vesh gazeta KOHA, për fat të – ai është jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë, ndërsa policia e ka rrethuar vendin dhe po konfiskon kamerat që kanë qasje në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, KOHA merr vesh se dr.Zekirjai është i plagosur në këmbë, ndërsa autorët dhe motivi i plagosjes tani për tani mbeten të panjohura.