Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se kryeministri teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për çështje ekonomike.
Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit.
Zëvendësministër për punë dhe politikë socialë, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës.
Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, nesër do të mbahet në kompleksin Ilindenska.


