Sot Almakos publikoi një video ekskluzive ku shihet se si dy hajdutë me armë në dorë e vjedhin pompën e benzinës “Okta” në afërsi të Sarajit. Kjo ka ndodhur më 11 shtator të këtij viti.
Almakos nga burimet e saj të mirëninformuara ka mësuar se dy hajdutët gjatë mesditës së sotme janë kapur në fshatin Gërçec, por që i përkasin nacionalitetit maqedonas, dhe në tentim për t’i ikur policisë kanë bërë ndeshje me motoçikletën e tyre duke goditur një dru, me çka policia e ka pasur të lehtë më pas për ti kapur hajdutët në fjalë.