Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders, ka ndërprerë fushatën e tij, pas një problemi serioz shëndetësor.
Sanders është dërguar në spital si pas bllokimit të një arterie në zemër, dhe si pasojë i janë vendosur dy stenta, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai është dërguar në spital, pasi kishte përjetuar disa dhimbje dhimbje në gjoks gjatë fushatës në Las Vegas, Nevada, gjatë të martës.
Këshilltari i Lartë i Sanders ka thënë se janë anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara deri në njoftim të ardhshëm./GazetaExpress/




