Lajmi është i rremë që kryeministri bullgar Bojko Borisov ka negociuar 120 milion në Davos të Zvicrës për të ndërtuar një autostradë Shkup-Sofje, mediat bullgare shkruajnë se pranojnë që kanë bërë lëshime nga informacioni të postuar në xaknews.blogspot.bg, e cila boton lajme të rreme. Ky lajm është marrë edhe nga mediat maqedonase.
“Në lidhje me tekstin, ju informojmë se kryeministri nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me pjesëmarrjen e mediave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përveç për BNT. Për të gjitha takimet dhe bisedimet e tij, janë dhënë informacione nga shërbimi i kabinetit për shtyp”, thuhet në kumtesën zyrtare të Qeverisë bullgare./Amakos

