Kërsto Mukoski, ish deputeti i VMRO-DPMNE që po gjykohet për terrorizëm, është dërguar me urgjencë në kardiologji nga burgu i Shutkës, raporton gazeta Lajm.
Sipas kamerave të sigurisë mbrëmjen e 27 prillit pasi që është votuar kryeparlamentari Talat Xhaferi dyert e Kuvendit për protestuesit janë hapur nga vetë deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski si dhe Johan Tarçullovski i cili më pas edhe i ka orientuar protestuesit drejt sallës së konferencave për shtyp. Deputetët në fjalë nuk kanë ofruar ndihmë të thjeshtë por me veprimin e tyre qenësor kanë bërë të mundur kryerjen e veprave të rënda penale. Për t’i orientuar protestuesit, Mukovski, Vasilevski dhe Tarçullovski janë asistuar edhe nga shefi i sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski.
Mukoski dhe të arrestuarit e tjerë akuzohen për veprën kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, dhe parashihet më së paku dhjetë vite burgim, neni 313 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, për veprën “ kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë”, për çka Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korupsion po ndjek penalisht 36 persona në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.