Qeveria e Maqedonisë ia ka dhënë dritë jeshile informatës së MASH-it për vazhdimin e afatit për ndërtimin e sallave të sportit dhe rehabilitimin e shkollave të mesme dhe fillore në Republikën e Maqedonisë, njofton MEDIAL.
“Në seancën e fundit të Qeverisë është shqyrtuar edhe informacioni i MASH-it për vazhdimin e afatit për realizimin e projektit për ndërtimin e sallave të sportit në shkollat e mesme dhe fillore, gjithsej 145 salla të sportit”, tha në takimin e rregullt me gazetarë, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha.
Sipas tij, nga ky projekt janë përfunduar gjithsej 64 salla të sportit nëpër shkolla prej të cilëve 26 në shkolla të mesme, ndërsa 368 në shkolla fillore dhe 7 janë në ndërtim.