Personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur S.R. gjithashtu nga Kumanova. Gjatë incidentit i plagosur ka mbetur edhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje.
Raportohet se forca të mëdha policore po mbajnë në shtetrrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.