Në Shkup ëhstë vrarë një ish politikan, nga lagja Cërniçe, njoftojnë burime policore. Sipas tyre, politikani në fjalë është vrarë nga djali i tij në mënyrë brutale duke u therë me thikë.
Ai është transferuar menjëherë në spitalin e qytetit në Shkup, por nuk u ka bë balë lëndimeve të mara dhe ka ndërruar jetë.
Burime policore kanë zbuluar edhe identitetin e vrasësit, respektivisht djalit të politikanit, i cili ka iniciale I.T., shkruan Gazeta Lajm. Sipas informacioneve të para, I.T. vuan nga sëmundje serioze psiqike, dhe për këtë arsye disa herë ka qenë Ii shtrirë në spital.