Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Miroslav Lajçak thekson se viti 2017 ka qenë vit i kthesës së shteteve nga Ballkani Perëndimor, sepse tani gjithnjë e më shumë flitet për zgjerimin e BE-së.
Ai vlerëson se “Deiton 2” nuk do të ndodhë, ndërsa Gjykata Speciale për krime të UÇK-së duhet të pranohet dhe respektohet.
Lajçak thekson se BE-ja e “ka kuptuar se kemi obligim ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor se u kemi premtuar perspektivë evropiane këtyre shteteve”.
“Këto shtete janë në proces të reformave dhe ndryshimeve dhe ne duhet ta respektojmë fjalën tonë”, deklaroi Lajçak për N1.
Diplomati sllovak vlerëson se ky nuk është vendim politik i BE-së dhe ky duhet të bazohet në rezultatet nga proceset të cilat janë në duart e shteteve nga ky rajon.
Lidhur me “Deiton 2” ai thotë se nuk mendon seriozisht për atë dhe se nuk është reale kjo të ndodhë.
Për Gjykatën Speciale për krimet të UÇK-së Lajçak thotë se do të ishte më mirë të zhvillohet më shpejtë.
“Por, ky proces lëvizë dhe tashmë të gjitha institucionet janë krijuar. Pritet fillimi i punës dhe nuk ka stagnim në proces. Shpejtësia mund të jetë më e madhe, ndërsa porosia e fuqishme është se disa tentime dhe obstruksione kanë dështuar”, theksoi Lajçak.
Sipas tij, për Ballkanin “e kaluara është çështje e tepërt për agjendën ditore politike të politikanëve, edhe nëse merren me këtë ato nuk do të kenë fuqi të merren me të ardhmen.
Data 21.09.2025
Aktuale
- “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërime” do t’i udhëheqin kuadrot e VLEN-it! Arrihet marrëveshje në koalicion
- Rekordet e pabesueshme të Librit Guiness: Çfarë fshihet pas numrave të çuditshëm?
- EMRI/ Me armatim në banesë, arrestohet 50-vjeçari! Policia sekuestron automatik dhe fishekë
- Djeg automjetin e fqinjit në Kondovë, përfundon në paraburgim
- Tomovski: Ministria e Shëndetësisë do të blejë 100 autoambulanca
- EMRAT/ Vranë me thikë dhe dogjën trupin e 62-vjeçarit turk, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike
- Trafikuan vajzat nga Uganda për prostitucion, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare