Gjykata sot solli vendimin përfundimtar për rastin “Kumanova”, me këtë vendim gjykata vendosi që disa pjestar të grupit ti dënojë me burgim të përjetshëm. Në një anketë të zhvilluar nga Almakos, qytetarët janë të mendimit se ky rast duhet të hidhet përsëri para drejtësisë sepse nuk është rast që aktorët duhet të dënohen me kaq vite burg Nuk ka drejtësi, procesi duhet të rishikohet apo të shkoj në rigjykim, kështu vlerësojnë disa qytetarë.
Ata, qytetarët janë thonë se vendimi duhet të merret në bazë të fakteve dhe jo të ketë gjykim politik.
“Ndoshta kanë qenë edhe të pafajshëm, s’kemi ç bëjmë. Këtu nuk ka drejtësi. Unë nuk jam ai I cili mund të vlerësoj se a ishin apo jo fajtor por vetëm mund të konstatoj se kjo është e padrejtë. Të burgosësh njëri me burg të përjetshëm nuk është diçka e thjeshtë”, tha një qytetar për Almakos.
Një banor tjetër nga Kumanova thotë se duhet që rasti të shkoj në rigjykim që njëherë e mirë e vërteta të zbardhet.
“Nuk e di duhet të shikohen faktet dhe argumentet. Nëse kjo vërtetohet atëherë do mund të themi se procesi ka qenë I drejtë por ata fakte dhe argumente duhet të jenë publike. Nëse faktet e dëshmojnë një gjë të tillë s’kemi ç’ bëjmë”, tha qytetari, duke veçuar se me raste të tilla nuk mund të bëjmë loja sepse janë raste të rrezikshme.Video
Mevludin Imeri
Almakos.com