Ziadin Sela nuk del prej qeverie. Orët po përfundojnë për të vendosur se kush do të jetë në vend të Arben Taravarit. Lufta bëhet me e ashpër në selinë e ASH-së mes degës së Tetovës dhe Gostivarit. Të gjithë e duan këtë ministri një për tu treguar se do të bëjnë reforma në shëndetësi dhe dy se është ministria më me shumë buxhet në qeverinë e Zaevit.
Sela sërish emrin e ministrit të ri e mban ne xhep, nuk e tregoi as në debatin e tij të fundit. Burimet e besuara të portalit TetovaSot thonë se kanë ngelur dy emra në tavolinën e Selës dhe Taravarit specialisti urolog që punon në spitalin e Tetovës, Asim Izairi dhe specialisti internist Agron Palloshi që është drejtor në spitalin privat Medika Instanbull në Tetovë.
Por kush do të jetë fatlumi që do të drejtojë ministrinë që ka shumë buxhet, por që ka shumë probleme në shëndetësi, kjo pritet në minutat e fundit kur Taravari do ta bind Selën se ky është emri që duhet të jetë zëvendësuesi im.
Sela do ta thotë në fund, por me aminin e Taravarit edhe pse deri tani kanë qarkulluar shumë emra si Bekim Tateshi, Fatmir Mexhitid dhe disa të tjerë që sipas liderit të ASH-së janë emra jo të dalë nga kryesia por manipulime.
Data 06.03.2025
Aktuale
- Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA
- Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te mendojnë se u largua, Gjesti futet në dollap dhe fshihet
- Dogana në Bogorodicë sekuestron 18 kilogram argjend dhe 1.852 veshmbathje, këpucë dhe lodra
- PL në koalicion me PD, Tedi Blushi shpjegon: Ilir Meta kërkoi me insistim të ishte në listën e hapur, por ja pse u mor vendimi të ishte në listën e mbyllur
- Mickoski: Ekonomia po rikuperohet, do të kemi rritje të investimeve të huaja
- E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Biig Brother VIP Albania
- Tenderat korruptive te “Bujqësori”, dalin përgjimet e pedagogut me biznesmenin Zoga: Na duhen ca kite…Do çoj Dhuratën t’i shohë një për një! Na duhen 5 mln blerje!
- Osmani i përgjigjet Mickoski: Sa kam bërë unë për gjuhën maqedonase, bëje vetëm gjysmën e asaj për gjuhën shqipe