Në Dibër u organizua tribuna “ Gratë janë shtylla e shoqërisë”, ku u shpalosën problemet që haset gruaja në këtë shtet, ku ky shtet ka anashkaluar femrën, gruan intelektuale dhe e gjitha kjo nga pala tjetër, nga meshkujt, nga klanet, anashkalim i femrës nga partitë politike dhe gjetkë, u tha në panel, njohton Almakos.
“Ne si femra, jemi gjinia më e bukur, më e shenjtë dhe liridashëse, jemi gra që kërkojmë të drejtat tona në shoqëri, kërkojmë të jemi aty ku e kemi vendin, të jemi deputete, drejtoresha, ministre, te kemi poste udhëheqëse, sepse i meritojmë , jemi fuqia e Zotit, ardhmëria e kombit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.
Jo më kot e organizuam këtë tribunë, të jemi bashkë, të diskutojmë, të debatojmë, të qajmë hallet tona dhe të flasim lirshëm, ashtu siç e do rendi dhe zakoni.
Me vite të tëra kemi mbetur të shtypura, të përdhosura nga pala tjetër dhe nga faktorë të ndryshëm, por sikur duket i erdhi fundit edhe durimit tonë. Ne jemi të bekuarat e Perëndisë, zëri ynë duhet të dëgjohet kudo dhe pse jo nëpër qytete të shumta, në Dibër, Kumanovë, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kërçove, Prespë, Ohër dhe qytete të tjera”, u tha në panel, njohton Almakos.
Fjalë rasti mbajti Gjyla Celiku si dhe, psikologia dhe aktivistia për barazi gjinore, Minire Murati Purellku, ku u bashkangjiten edhe zërat e shumë grave dibrane.
Profesoresha Arbana Qormemeti, e cila edhe ishte organizatore mbajti fjalim ku tha:
Nje pershendetje speciale ua dedikoj grave dibrane qe kane poste te ndryshme partiake, Kryetare te forumit te grave, ish deputeten Julieta Marku , te cilat pa nguruar na u bashkangjiten ne kete tribune duke anashkaluar, partite, postet dhe u bene tok me ne. Nje falenderim te vecante shkon edhe per keshilltaret e pushtetit lokal, zonjat e nderuara , qe na respektojne dhe jane bashke me ne, fundja dibranet kete e kane zakon, ne te mire dhe ne te keqe, jane unike dhe stabile.
Faleminderit nga zemra per te gjitha ju,
Sot, para Jush kemi dy zonja te nderuara, profesoreshen, politikologen, Gjyla Celiku dhe psikologen nga Kercova, njeherit dhe aktiviste per barazi gjinore, Minire Murati Puerellku, mire se erdhet ne kete tribune, dibranet jane nikoqire, njihen per mikepritje dhe tradite dhe kete e deshmon fakti meqe para syve te mi shoh shume gra, shume femra, zonja, nena dhe motra.
Sa per informim, nje pershendetje e sinqerte vjen nga kryetari i komunes, magjister Ruzhdi Lata i cili kishte deshire te madhe te jete ne kete takim, te diskuton bashke me ne, por per shkaqe objective ai sot nuk eshte ne Diber, dhe na uroi pune te mbare ne tribunen e sotme.
Tribuna ne fjale erdh si bekim nga Zoti, nje bisede e shkurter me telefon me zonjen Gjyla, endrra jone u be realitet, dhe ja ku jemi sot, te flasim per te drejtat tona, sa ne kemi mundesi te inkuadrohemi ne shoqeri, kush na pengon ne kete aspekt dhe pakenaqesi te shumta.
Një numër i madh grash janë shumë të afta me shkolla dhe studime, por ato nuk gjejnë vend brenda partive, edhe pse janë më të zonjat se disa burra politikanë. Ata nuk arrijnë dot në poste vendim-marrëse dhe kjo frenon zhvillimin e shoqërisë. Nëse Maqedonia dëshiron të zhvillohet, partitë duhet t’u japin mundësi grave të tregojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe të dëgjojnë mendimet e tyre. gratë janë pjesëmarrëse të nënvlerësuara dhe proceset dhe postet vendim-marrëse brenda partive politike. Aktualisht gratë shqiptare kanë një pjesëmarrje minimale në parlament dhe përfaqësim akoma më të ulët në pushtetin vendor. Mendësitë e vjetra i shtyjnë burrat që t’i pengojnë gratë, edhe pse ato, sipas statistikave shumëvjeçare, janë më të shkolluara dhe të afta se burrat në drejtim, menaxhim biznesi dhe në përfaqësim të mendimit komunitar.
Ne nuk kemi per qellim te shajme grupe individesh, parti politike, Qeveri apo shtet, tribuna e ketille nuk ka te beje me politike , por ne kerkojme te drejten tone, te jemi pjesemarrese ne cdo sfere te jetes.Duam te jemi si intelektuale me numer te madh ne vendet e punes qe na takojne. Dibra, qyteti me vlera, me tradite, me arsimim dhe qyteti I plages se migrimit ka mbetur ne meshire te fatit. Bashke me ate edhe ne femrat ….ketu ne salle njoh shume gra te papuna, nena qe me nje page mujore nga burri mban studente, sepse per femren nuk ka pune, sepse ajo duhet te gjen mik, sepse ajo s’din te kthen fjale si burri, sepse ka njemije perse dhe perseri mbetemi viktima te fatit.
Avancimi i femres ne shoqeri bie ndesh me gjinine tjeter mashkullore , kjo si shkak dhe pasoje e paragjykimeve dhe stereotipeve te tyre.
Duhet të theksohet se çështja e rritjes së pjesëmarrjes së grave në sfera te ndryshme te jetes dhe në pozita të larta drejtuese të shtetit nuk është vetëm çështje numrash dhe përqindjesh, por është te pesha reale e tyre në procesin e vendimmarrjes.
Le të kujtojmë thënien “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti” nga Margaret Theçër. Prandaj I Ftoj të gjitha gratë që të ngirisin zërin dhe të tregojnë aftësitë e tyre të lidershipit sepse Liderët e mirë i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë në zemër të gjërave, jo në periferi dhe të tilla janë padyshim gratë.
Sidoqoftë, femrat duhet të marrin guximin që të lirohen nga burgosja psikologjike dhe paragjykimet sepse ka kaluar koha e proverbave që përkrahin idenë se “edhe mbijetesa është fitore.”
Kur e pyeten Mikelangjelon se si arrin të krijojë skulptura kaq të bukura, ai u përgjigj, “çdo gur është skulpturë në vete, ne vetëm duhet t’i largojmë pjesët e tepërta”. Femrat gjithashtu janë skulptura të papërfunduara nëse nuk arrijnë t’i përmbysim stereotipet aktuale që janë “pjesët e tepërta” të Mikelangjelos, dhe vetëm atëherë do të fillojnë që të zbulojnë artin e tyre që t’i shërbejnë interesave kombëtare.Gjinia femërore ka qenë e margjinalizuar edhe në shtetet më bashkëkohore siç është Zvicra, mirëpo sot ato janë solucioni i problemeve. Shtetet si Zvicra dhe Norvegjia duhet të shërbejnë si një shembull e një qeverisje të suksesshme ku mazhoranca qeveritare përbëhet nga femrat.
Ne jemi gra, jemi nena, rrisim femije, ne I edukojme ata, edukojme shoqerine dhe shtetin. Ne grate jemi te parat e vendit, nuk lendojme askend me qellim, jemi emocionale, zemergjera dhe altruiste.Nuk duam asgje me shume sesa na takon, kete e thote feja dhe ligji.
Per fund do e permbyll kete fjalim me nje thenie per femrat:
Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
D.K
Almakos.com
.

